“Marca” shkruan se zhveshtorja e Real Madridit filloi të ndahej kur disa lojtarë ndaluan të fshehin pakënaqësitë me ish-trajnerin Xabi Alonso
“Është natyra e futbollit”, thanë disa burime të “Marca” nga qendra e Real Madridit, Valdebebas, duke iu referuar përplasjes midis Federico Valverdes dhe Aurelien Tchoumanenit, të mërkurën.
“Një ndërhyrje e fortë, frikë nga lëndimi me Kupën e Botës shumë afër, tensioni që sjell ‘El Clasico’”, thanë burimet, duke u munduar të minimizojnë një incident që megjithatë ishte shumë serioz.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi incident i së mërkurës megjithatë mbeti në hije të asaj që ndodhi të enjten.
Një rrahje midis Tchouamenit dhe Valverdes, që ka rrënjë shumë më të thella, kur analizohet gjithçka që ka ndodhur këtë edicion në zhveshtoren e Real Madridit, e që tani është e ndarë si asnjëherë më parë.
Ekipi filloi të ndahej kur disa lojtarë ndaluan së fshehuri pakënaqësitë me ish-trajnerin Xabi Alonso. Ajo që fillimisht dukej mosmarrëveshje e thjeshtë sportive, u shndërrua në përçarje të brendshme që me kalimin e muajve rezultoi në krijimin e dy grupeve brenda skuadrës dhe tension gjithnjë e më të madh.
Valverde, mbështetësi i Viniciusit, ishte në anën anti-Alonso.
Tchouameni ishte me Alonson, njëjtë si me Alvaro Arbeloan. Franceci nuk e kuptoi asnjëherë presionin e pamëshirshëm mbi ish-trajnerin e Real Madridit, shkruan “Marca”.
Gjithçka filloi të keqësohej në tetor. Atë muaj lojtarë të rëndësishëm si Vinicius Jr dhe Valverde shprehën hapur pakënaqësitë me metodat e punës së Xabi Alonsos. Kritikat ishin veçanërisht për intensitetin taktik të seancave stërvitore, analizën e vazhdueshme të videove dhe një metodologji që u konsiderua tepër e ngurtë prej disa lojtarëve. Por për grupin tjetër ky ishte pretekst për të sulmuar trajnerin për shkak të pakënaqësive të Viniciusit lidhur me ndryshimin e vazhdueshëm të formacionit të ekipit.
Nga ai moment atmosfera filloi të prishej. Një pjesë e skuadrës mbështeti idetë e Xabi Alonsos dhe përkrahu idenë për ndryshim të madh në stil të lojës. Grupi tjetër, ku përfshihen edhe Bellingham e Camavinga, vlerësoi se metodat e trajnerit po ndikonin negativisht në performancën e shumë lojtarëve.
Mungesa e respektit ndaj trajnerit, me disa lojtarë që bënin sikur flinin gjatë seancave taktike dhe të tjerë që përshpërisnin derisa Alonso fliste, bezdisi shumë ata që ishin besnikë ndaj tij.
“Nuk e dija që po vija në një çerdhe”, tha më në fund Alonso, i pakënaqur me qëndrimin e disa lojtarëve.
Pika e kthesës ishte në “El Clasico” kur Vinicius Jr shfaqi hapur pakënaqësinë.
Alonso u shkarkua në janar dhe klubi zgjodhi Alvaro Arbeloan. Por ai e gjeti ekipin në gjendje shumë të keqe. Shumë prej lojtarëve nuk kuptonin pse të tjerët po sabotonin një projekt që sapo kishte filluar. Tchouameni ishte prej lojtarëve që i besonin Alonsos dhe mendonin se ekipi kishte nevojë për kohë për t’u përshtatur me një qasje shumë më taktike dhe kërkuese.
Për një kohë trajneri i ri arriti të zvogëlonte tensionin dhe të krijonte një ndjenjë stabiliteti. Kishte darkë të përbashkët dhe disa takime pozitive. Por kur rezultatet munguan, problemet e brendshme u shfaqën. Po ashtu hakmarrja. Dhe javët e fundit ishin të tmerrshme.
Ka pasur përplasje mes lojtarëve në stërvitje, si ajo e Antonio Rudiger dhe Alvaro Carreras. Por kulmi ishin dy rrahjet mes Tchouamenit dhe Valverdes, që solli procedurë disiplinore ndaj dy lojtarëve.
Janë të paktën gjashtë lojtarë që nuk kanë kontakt me Arbeloan. Ankesat ndaj trajnerit aktual po ashtu janë rritur. Disa prej kritikëve më të mëdhenj të Arbeloas janë ata që ishin komod nën drejtimin e Alonsos dhe i kanë besuar plotësisht projektit të tij.
Nuk duhet të harrohet as rasti i Kylian Mbappe, të cilin disa e përkrahin e disa jo.
Gjitha këto ndihmojnë për të krijuar një pamje për gjendjen e vërtetë te Real Madridi.
Problemi më i madh momentalisht është ndarja e dhomës së zhveshjes. Dhe për këtë arsye, zgjedhja e trajnerit të duhur është prioritet, shkruan “Marca” të premten.
Ka pakënaqësi edhe për mënyrën se si zgjedhen kapitenët e skuadrës. Dhe telashet janë grumbulluar te Madridi në prag të “klasikes” me Barcelonën.