Mosmarrëveshjet mes Kylian Mbappes dhe trajnerit të Real Madridit, Alvaro Arbeloa në një mënyrë janë konfirmuar edhe nga ky i fundit. Arbeloa ka mohuar t’i ketë thënë francezit se është vetëm zgjedhja e katërt për sulmin para ndeshjes të së enjtes ndaj Oviedos.
“Nuk i kam katër sulmues dhe nuk i kam asgjë të tillë Mbappes”, ka thënë Arbeloa.
“Ai me gjasë nuk më ka kuptuar. Nuk e di vërtetë çka t’iu them. Nuk do t’i thosha që është zgjedhja e katërt për sulmin”, ka shtuar Arbeloa.
Mosmarrëveshjet mes tyre janë vetëm zhvillimi i radhës kaotik te Real Madridi. Një javë më parë Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni u rrahën mes tyre dhe u gjobitën nga klubi me nga 500 mijë euro. Më pas erdhi humbja 2:0 në klasiken ndaj Barcelonës që i mundësoi titullin rivales së madhe.
Të martën presidenti Florentino Perez shpalli zgjedhjet e reja të klubit, duke theksuar se ishte “viktimë” e një kampanje të organizuar për largimin e tij.
Të enjten u fishkëllyen edhe lojtarë të tjerë yje, duke përfshirë Viniciusin.
Edhe
Mbappe me deklaratë shokuese: Arbeloa më tha se jam sulmuesi i katërt në skuadër aktualisht
“Unë vendosi se kush luan derisa të jem ulur në karrigen e trajnerit. Nuk brengosem nëse nuk pajtohesh, pavarësisht cili është emri juaj. Dhe nëse nuk pajtoheni, mund të prisni tjetrin”, ka theksuar tutje Arbeloa.
Ai ka shtuar se Mbappe do të jetë zgjedhja e parë për sulmin dhe këtë ia ka thënë francezit. Arbeloa ka shtuar se nuk ka problem me askënd.