Futboll

Real Madridi prezanton Huijsenin

Huhisen

Dean Huijsen prej të martës është zyrtarisht lojtar i Real Madridit. Presidenti Florentino Perez e ka pritur mbrojtësin, që ka firmosur për pesë vjet me klubin mbretëror.

Ai do ta mbajë fanellën me numrin 24.

Huijsen është 20-vjeçar dhe është i lindur në Holandë. Është transferuar nga Bournemouthi, ndërsa në të kaluarën ishte edhe te Juventusi dhe te Roma. 
Pasi luajti me të rinjtë e Holandës, Huijsen vendosi ta prezantojë Spanjën. Ka luajtur shtatë ndeshje për U21 dhe katër të tjera për Spanjën A.