Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Huijseni mund ta përforcojë mbrojtjen e Realit

Dean Huijsen

Real Madridi pritet që ta transferojë qendërmbrojtësin e Bournemouthit, Dean Huijsen, pasi është pajtuar që t’i shpenzojë afro 60 milionë euro, aq sa është klauzola e lirimit të qendërmbrojtësit 20-vjeçar.

Huijsen që përfaqëson Spanjën, ka refuzuar disa oferta në Angli dhe pritet që shpejtë të zyrtarizohet nga klubi i La Ligas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pagesa e tij do të bëhet në tri pjesë, ndërsa dy ish-klubet e tij pritet të përfitojnë po ashtu, Juventusi 10% dhe Malaga 5%, shkruan BBC të enjten.

Reali dëshiron që ta ketë atë në skuadër para nisjes së Kupës së Botës për Klube që organizohet në SHBA këtë verë.

Huijsen që ka luajtur në 34 ndeshje në të gjitha garat për Bournemouthin në këtë edicion, ka tri gola të shënuar.