Rafa Silva ka shënuar gol në minutën e 96-të për t’ia siguruar tre pikët skuadrës së Beshiktashit.
Beshiktashi të dielën mbrëma në shtëpi ka shënuar fitore dramatike duke e mposhtur Eyupsporin me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje i takoi xhiros së dytë të Superligës së Turqisë në futboll. Për Beshiktashin ishte ndeshja e parë e luajtur në edicionin e ri.
Tammy Abraham i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 19-të. Dhjetë minuta më pas, Mame Thiam, i barazoi shifrat. Ndërsa goli i shënuar nga Silva krejt në fund e vendosi ndeshjen.
Milot Rashica u paraqit deri në minutën e 98-të për Beshiktashin.