Futbollistja kosovare, Qëndresa Krasniqi ka kaluar te skuadra zvicerane, Grasshopper.
Mesfushorja 31-vjeçare deri më tani ka luajtur për Baselin. Ajo është prej lojtareve më të mira që ka pasur Kosova ndonjëherë, ndërsa luan për Shqipërinë në nivel ndërkombëtar.
“Qëndresa është shumë e mirë teknikisht dhe e njeh ligën shumë mirë. Me përvojën e saj, do të jetë përkrahje e rëndësishme për ne”, ka thënë drejtori sportiv i Grasshopperit, Theo Karapetsas.
Pos në Kosovë e Shqipërisë, Krasniqi ka bërë karrierë edhe në skuadra zvicerane si Yverdon, Aarau dhe Basel. Te Shqipëria është prej lojtareve më të rëndësishme.