Futboll

Shkëndija barazon, pranon gol në minutën e 100-të

Shkendija

Përditësim, 23:05 - Pas fitores 1:0 ndaj Shelbournet në xhiron e kaluar, Shkëndija e Tetovës ka regjistruar tjetër rezultat pozitiv.

Ka qenë e pafat pasi pranoi gol në minutën e 100-të nga Jagiellonia dhe ndeshja u mbyll 1:1. 
Ndeshja me Jagiellonian polake u zhvillua në Shkup dhe i takoi xhiros së tretë të Ligës së Konferencës. 

Golin për Shkëndijën e Tetovës e Liridon Latifi, katër minuta pas pushimit. Latifi realizoi me kokë pas goditjes nga këndi. 

Pati frikë në pjesën e parë pas lëndimit të mesfushorit Arbin Zejnullai, i cili pati duel në mesfushë dhe për pak çaste mbeti pa ndjenja. Por ai është ngritur më pas dhe është zëvendësuar me Endrit Krasniqin. 

Jesus Imaz i mysafirëve u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në fundin e ndeshjes. Katër minuta pas kartonit të kuq të tij, përkatësisht në minutën e dhjetë të kohës shtesë, Sergio Lozano e vendosi sfidën duke shënuar për 1:1. 

Shkëndija pas tri ndeshjeve ka katër pikë, një më pak se Jagiellonia.


Shkëndija kalon në epërsi, shënon Latifi

Përditësim, 22:13 - Me golin e Liridon Latifit, Shkëndija e Tetovës, ka kaluar në epërsi ndaj Jagellonias. Latifi shënoi golin për 1:0 në minutën e 49-të të ndeshjes që i takon xhiros së tretë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.

 

 


Pjesa e parë në Shkup mbyllet baras

Përditësim, 21:56 - Pjesa e parë e ndeshjes së xhiros së tretë të Ligës së Konferencës mes Shkëndijës së Tetovës dhe Jagiellonias polake është mbyllur baras, pa gola. 

Ky ballafaqim po zhvillohet në Shkup. 

Pati skenë frike në pjesë ne parë kur mesfushori Arbin Zjenullai humbi ndjenjat për pak minuta pas një dueli në mesfushë, por më pas gjithçka ishte në rregull me të. 
Ai u zëvendësua në minutën e 44-t nga Endrit Krasniqi.

 

 


Publikohet formacioni zyrtar i Shkëndijës për duelin ndaj Jagiellonias

Shkëndija e Tetovës do të luajë ndaj Jagiellonias polake në Shkup, nga ora 21:00.

Ndeshja i takon xhiros së tretë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.

Shkëndija e Tetovës ka tri pikë në dy ndeshje, pas fitores ndaj Shelbournet në Shkup, dhe disfatës nga Rayo Vallecano në ndeshjen e parë.

Formacioni i Shkëndijës: 
Gaye, Webster, Cake, Fetai, Trumçi, Ramadani, Alhassan, Latifi, Zejnullai, Spahiu, Tamba