Futboll

Prishtina e Re debuton me fitore në Superligë, "shkatërron" Malishevën

KF Prishtina e Re

Përditësim, 18:30 - Prishtina e Re ka debutuar me fitore në Superligën e Kosovës në futboll.  Prishtina e Re të dielën në udhëtim fitoi thellë 4:0 ndaj Malishevës. 

Toni Correia Gomes e shënoi golin e parë më minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. 

Gomes e shënoi edhe golin e dytë në minutën e 56-të. 

Për 3:0 realizoi Lorik Dobratiqi në minutën e 79-të. Gomes e kompletoi “hat-trickun” në minutën e 79-të. 

Malisheva nga minuta e 54-t luajti me një futbollist më pak në fushë pasi mbrojtësi Donart Vitija u ndëshkua direkt me karton të kuq.


Prishtina e Re po e “shkatërron” Malishevën

Përditësim, 18:11 - Malisheva është duke u mposhtur thellë nga Prishtina e Re. 
Është duke u zhvilluar minuta e 83-të dhe Prishtina e Re po fiton 4:0. 
Për 3:0 realizoi Lorik Dobratiqi në minutën e 79-të. Gomes e kompletoi “hat-trickun” në minutën e 79-të.


Prishtina e Re po udhëheq 2:0 ndaj Malishevës

Prishtina e Re është duke fituar 2:0 ndaj Malishevës. Po zhvillohet minuta e 62-të. 

Të dy golat i realizoi Toni Correia Gomes. Golin e parë e shënoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë kurse të dytin në minutën e 56-të.