Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Prishtina e Re për herë të parë në Superligë

Kampion

Prishtina e Re për herë të parë në histori të klubit është inkuadruar në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina e Re është shpallur kampione e Grupit B të Ligës së Parë. Prishtina e Re të shtunën e siguroi titullin pas fitores ndaj Kikës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prishtina e Re e mposhti Kikën me rezultatin 3:1 në kuadër të xhiros së fundit të kampionatit. Në fitoren e Prishtinës së Re dy gola i realizoi Astrit Berisha kurse një e shënoi Abdoul Razack.

Prishtina e Re kampionatin e përfundon në pozitën e parë me 69 pikë.

Vendi i parë dërgon direkt në Superligë kurse pozita e dytë dërgon në barazhin e Ligës së Parë. Në vendin e dytë ka përfunduar Vushtrria që ka 67 pikë.