Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Portieri i Kosovës humb me Ipswichin, pranon gol nga penalltia

Aro Muriq

Arijanet Muriq dhe Ipswichi e kanë pësuar edhe një tjetër humbje në elitën e futbollit anglez, të gjashtën në total.

Pas dy barazimeve e një fitoreje në tri xhirot e fundit, Ipswichi pësoi disfatë të shtunën 1:0 nga Nottingham Foresti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ipswichi mbetet në pozitën e parafundit me nëntë pikë, aq sa kanë edhe Crystal Palace dhe Wolverhamptoni.

Muriq u mposht tre minuta pasi nisi pjesa e dytë.

Sulmuesi Chris Wood shënoi në portën e tij nga penalltia.