Futboll

Pogba investon në ekipin e garave me deve

Paul Pogba

Futbollisti i njohur francez, Paul Pogba, është përfshirë në sportin e garave me deve, duke investuar në ekipin Al Haboob, me bazë në Arabinë Saudite.

Mesfushori i Monacos është bërë aksionar dhe ambasador i Al Haboob, që është ekipi i parë profesional në botë i garave me deve. Ky ekip garon në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në vendet tjera të Gjirit.

32-vjeçari Pogba ka thënë për BBC: “Kam parë mjaft gara me deve në YouTube dhe kam kaluar kohë duke bërë kërkime në kohën time të lirë, duke u përpjekur të kuptoj teknikat dhe strategjitë. Ajo që më ra në sy është se sa përkushtim kërkon nga të gjithë të përfshirët. Sporti është sport. Kërkon zemër, sakrificë, punë ekipore”.

Garat me deve janë tradicionale dhe të popullarizuara sidomos në Lindjen e Mesme.