Një përleshje masive në të cilën u përfshinë lojtarë e të dy ekipeve shpërtheu gjatë fitores 1:0 të klubit brazilian Cruzeiro ndaj rivalit, Atletico Mineiro.
Ishte ndeshje finale e kampionatit “Mineiro” në Belo Horizonte.
Përleshja filloi në minutat e fundit kur portieri i Atleticos, Everson, e shtyu Christianin përtokë, pasi mesfushori i Cruzeiros u përplas me të derisa po vraponte pas një topi të humbur.
Bashkëlojtarët e Christianit menjëherë u konfrontuan me Eversonin, duke shkaktuar rrëmujë të madhe.
Pjesëtarët e sigurisë ndërhynë për të ndarë lojtarët.
“Nuk kam parë dhunë si kjo në ndonjë ndeshje futbolli”, ka thënë sulmuesi i Atleticos, Hulk.