FIFA ka publikuar edhe votimin e bërë për portierin më të mirë të vitit. Gianluigi Donnarumma u shpall më i miri i vitit 2025.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, Donnarummas ia dha tri pikë. Me pesë e vlerësoi Thibaut Courtoisin e Real Madridit e me një Manuel Neuerin e Bayernit.
Donnarumma, Neuer, Courtois ishte renditja e selektorit të Kosovës, Franco Foda.
Berat Gjimshiti vlerësoi me pesë Donnarumman, tri Neuerin e me një Yann Sommerin.
Ndërkohë Sylvinho ia dha pikët maksimale Alisson Beckerit, tri Donnarummas dhe një Courtoisit.
Donnarumma, Courtois, Neuer ishte renditja e Granit Xhakës, ndërsa ajo e Enis Bardhit ishte: Donnarumma, Courtois, Becker.