Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Penalltia e kohës shtesë “shpëton” Barcelonën

Barcelona

Barcelona ka barazuar në ndeshjen në të cilën u dominua nga Newcastle Unitedi.

Dhe golin e shënoi nga penalltia në minutën e gjashtë shtesë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të martën mbrëma në “St James’ Park”, Newcastle Unitedi e Barcelona luajtën 1:1 në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Championsit.

Skuadra angleze po shkonte drejt fitores, kur u kalua minuta e katërt shtesë nga aq sa kishte dhënë arbitri. Por në minutën e 95-të, Dani Olmo u ndal në zonë në mënyrë të palejuar nga Malick Thiaw. Arbitri dha penallti për Barçën, kurse Lamine Yamal ishte i saktë për 1:1 në minutën e 96-të.

Harvey Barnes shënoi për epërsinë e Newcastle Unitedit në minutën e 86-të. I njëjti lojtar qëlloi shtyllën pak minuta më herët.

Kështu sfida mbetet plotësisht e hapur për ndeshjen e kthimit që zhvillohet të mërkurën e javës së ardhshme në “Camp Nou”.

Lexo përditësimet tjera
Champions

Barcelona barazon me Newcastlein, fitojnë Bayerni e Atletico