Barcelona ka shfaqur futboll të jashtëzakonshëm ndaj Newcastle Unitedit të mërkurën mbrëma dhe ka avancuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Barcelona në “Camp Nou” fitoi me rezultatin 7:2 dhe ka avancuar tutje me rezultatin e përgjithshëm 8:3.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e parë në udhëtim javën e kaluar u mbyll 1:1.
Pjesa e parë ishte më e niveluar dhe përfundoi 3:2 në të mirë të Barcelonës.
Raphinha shënoi për 1:0 me asistim të Fermin Lopezit, ndërsa Anthony Elanga i barazoi shifrat në minutën e 15-të.
Tre minuta më pas, talenti 18-vjeçar Marc Bernal, realizoi për 2:1. Por Newcastle nuk u dorëzua dhe i barazoi shifrat sërish me Elangan, në minutën e 28-të.
Pak para përfundimit të pjesës së parë, Barcelona fitoi penallti pas rishikimit të situatës në VAR. Ekzekutimin e penalltisë e mori përsipër superylli, Lamine Yamal, që shënoi për 3:2 në minutën e shtatë shtesë të pjesës së parë.
Pjesa e dytë i takoi në tërësi skuadrës “blaugrana”.
Fermin Lopez e shënoi golin e dytë personal në ndeshje në minutën e 51-të, me asistim të Raphinhas. Raphinha në minutën e 56-të asistoi edhe në golin për 5:2 për Robert Lewandowskin, i cili shënoi tjetër gol në minutën e 61-të, me asistim të Lamine Yamalit.
Rezultatin përfundimtar e vendosi braziliani Raphinha, në minutën e 72-të.
Barcelona për shkak të lëndimit në këtë ndeshje e humbi portierin e parë, Joan Garcia. Ai u zëvendësua nga Wojciech Szczesny.
Barcelona në çerekfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Tottenham – Atletico Madrid, që nis në orën 21:00. Ndeshjen e parë në “Wanda Metropolitano”, Atletico e fitoi 5:2.
Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve zhvillohen më 7 dhe 8 prill, kurse ato kthyese më 14 dhe 15 prill.
Barcelona po e “shkel” Newcastlen
Barcelona po e shkatërron Newcastlen 7:2.
Golin e shtatë e shënoi braziliani Raphinha.
Ai golin e dytë personal e shënoi në minutën e 72-të, pasi shfrytëzoi gabimin në mbrojtjen mysafire. Raphinha i ka edhe dy asistime në këtë ballafaqim.
Lewandowski shpërthen në pjesën e dytë
Pasi shpërdoroi disa mundësi në pjesën e parë, Robert Lewandowski ka shpërthyer në pjesën e dytë.
Sulmuesi polak e realizoi golin e dytë personal në minutën e 61-të, për rezultatin 6:2 për Barcelonën ndaj Newcastlet.
Barcelona shënon sërish, dominon ndaj Newcastlet
Robert Lewandowski e ka shënuar golin e pestë për Barcelonën që është duke fituar 5:2 ndaj skuadrës së Premier Leagues angleze.
Sulmuesi polak realizoi me asistim të Raphinhas në minutën e 56-të.
Raphinha asistoi edhe në golin e katërt, ndërsa e shënoi golin për 1:0 me asistim të Fermin Lopezit.
Barcelona shënon golin e katërt ndaj Newcastlet
Fermin Lopez e ka shënuar golin e katërt për Barcelonën në ndeshjen ndaj Newcastlet. Lopez shënoi golin për 4:2 me asistim të Raphinhas.
Mbyllet pjesa e parë e superndeshjes në “Camp Nou”
Pjesa e parë e superndeshjes ndërmjet Barcelonës dhe Neëcastlet, duelit kthyes të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve, është mbyllur me rezultatin 3:2 në të mirë të skuadrës “blaugrana”.
Barcelona fitoi penallti në minutën e pestë të shtesës në pjesën e parë, të cilën në gol e konkretizoi spanjoll Lamine Yamal.
Braziliani Raphinha e shënoi golin për 1:0 në minutën e gjashtë.
Anthony Elanga realizoi për 1:1 në minutën e 15-të, ndërsa Marc Bernal realizoi për 2:1 në minutën e 18-të.
Dhjetë minuta më vonë, Elanga realizoi sërish për 2:2.
Para se ta shënonte golin për 3:2 nga penalltia, Barcelona pati edhe disa mundësi tjera.
Yamali shënon për 3:2
Supertalenti Lamine Yamal ka shënuar për 3:2 në të mirë të Barcelonës ndaj Newcastlet.
Yamali realizoi nga penalltia në minutën e shtatë shtesë të pjesës së parë.
Superndeshje në “Camp Nou”, barazohet rezultati
Është shënuar goli i katërt në “Camp Nou”.
Golin e barazimit 2:2 për Newcastlen e shënoi sërish Anthony Elanga.
Ai shënoi golin e dytë personal në minutën e 28-të pas një gabimi të Lamine Yamalit.
Barcelona kthen epërsinë
Barcelona e ka kthyer epërsinë ndaj Newcastlet.
Tani është duke fituar 2:1.
Talenti 18-vjeçar, mesfushori Marc Bernal, shënoi për 2:1.
Ai realizoi nga afërsia në minutën e 18-të.
Tjetër gol në “Camp Nou”
Tjetër gol është shënuar në “Camp Nou” në ndeshjen mes Barcelonës dhe Newcastlet.
Sulmuesi Anthony Elanga i barazoi shifrat për Newcastlen në minutën e 15-të.
Tani rezultati është 1:1.
Epërsi e hershme e Barcelonës
Barcelona ka krijuar epërsi të hershme ndaj Newcastlet, në ndeshjen kthyese të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Golin e epërsisë 1:0 për Barcelonën e shënoi kapiteni, Raphinha në minutën e gjashtë.
Ndeshja e parë kishte përfunduar baras, 1:1.
GOLI
Rekord i Lewandowskit në Champions
Me dy golat e shënuar ndaj Newcastle Unitedit, Robert Lewandowski ka arritur një rekord të ri në Ligën e Kampionëve.
Është bërë futbollisti më i vjetër në moshë që shënon dy herë brenda një ndeshjeje në Champions, dhe e ka thyer rekordin e mbajtur nga Filippo Inzaghi.
Ai po ashtu është bërë lojtari më i vjetër në moshë që realizon në fazën nokaut të kësaj gare.
Lewandowski i ka 37 vjet e 209 ditë.