Monaco është kthyer te fitorja në Ligën e Kampionëve.
Të martën mbrëma, në kuadër të xhiros së tretë, Monaco fitoi thellë, 5:1, ndaj Cërvena Zvezdës së Beogradit.
Monaco në xhiron e parë kishte fituar 2:1 ndaj Barcelonës e në xhiron e dytë mori barazim të vështirë, 2:2, me Dinamon në Zagreb.
Por të martën mbrëma në stadiumin e saj, Monaco arriti fitore të thellë.
Takumi Minamino shënoi për 1:0 në minutën e 20-të. Cherif Ndiaye realizoi nga pika e bardhë në minutën e 27-të për 1:1.
Edhe
Real Madridi po kthehet, “shkatërron” 6:1 Monacon
Në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë, Monaco ktheu epërsinë 2:1 me golin e Breel Embolo. Wilfried Singo shënoi për 3:1 në minutën e 54-t, ndërsa Minamino shtoi gol tjetër në minutën e 70-të. Maghnes Akliouche realizoi golin e pestë në minutën e 96-të.
Skuadra beogradase në xhiron e parë humbi 2:1 në shtëpi nga Benfica. Më pas u shkatërrua, 4:0, nga Interi në Itali.