Futboll

Parma thellon krizën e Fiorentinas

Parma

Parma e ka fituar ndeshjen e xhiros së 17-të të Serie A të Italisë dhe e ka thelluar krizën e Fiorentinas.

Ballafaqimi i zhvilluar të shtunën pasdite ishte i vlefshëm për mbetje në elitë.

Me fitore, Parma i është larguar zonës së rrezikshme dhe tani ka 17 pikë pas 16 ndeshjeve, kurse Fiorentina mbetet në pozitën e fundit me vetëm nëntë pikë.

Oliver Sorensen ishte realizator i golit të vetëm në përballje. Danezi shënoi në minutën e 48-të.