Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Parma mposht Monzan me gol të minutës së 98-të

Parma

Lautaro Valenti ka realizuar gol në minutën e 98-të për t’ia siguruar tre pikët shumë të vlefshme skuadrës së Parmas. 

Parma të shtunën pasdite në shtëpi e mposhti Monzan me rezultatin 2:1. 

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit italian. 

Mesfushori brazilian, Hernani, ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 56-të për ta kaluar në epërsi skuadrën e Parmas. 

Shifrat për Monzan i barazoi mbrojtësi portugez, Pedro Pereira, në minutën e 85-të.

Ndërsa Valenti në fund të ndeshjes e realizoi golin e fitores për 2:1. 

Nga minuta e 54-t mysafirët ishin me një futbollist më pak në fushë pasi Pablo Mari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. 

Edhe Parma “del” nga kriza ndaj Atalantas që s’di për fitore nga 12 tetori Futboll Parma “del” nga kriza ndaj Atalantas që s’di për fitore nga 12 tetori

Monzas iu anulua edhe një gol i shënuar në minutën e tretë nga sulmuesi Patrick Ciurria.

Parma ka 18 pikë dhe renditet në pjesën e poshtme të tabelës. 

Monza ka dhjetë pikë dhe është në vendin e fundit.