Futboll

Nuk ndalet Kosova U21, e shënon edhe golin e tretë

Kosova U21

Kosova U21 është duke e “shkatërruar” San Marinon.

“Dardanët” e rinj janë duke udhëhequr 3:0 pas minutës së 22-të.

Hekuran Berisha e realizoi golin e tretë në minutën e 20-të.

Eliot Bujupi e shënoi golin e parë kurse Leon Frokaj të dytin.

Kjo ndeshje i takon kualifikimeve për Evropianin që mbahet në vitin 2027 në Shqipëri e Serbi. Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova U21 e “shkatërron” San Marinon në “Fadil Vokrri”

2 o. më parë / 14 tet 2025 20:01
ks

Përfaqësuesja U21 e Kosovës ka shënuar fitore shumë të thellë 7:0 ndaj San Marinos. 

Ndeshja u luajt të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takoi kualifikimeve për Evropianin që mbahet në vitin 2027 në Shqipëri e Serbi.

Për Kosovën U21 ishte fitorja e parë në këto kualifikime. 

“Dardanët” e rinj tre gola i shënuan në pjesën e parë kurse katër të tjerë në pjesën e dytë. 

Eliot Bujupi e realizoi golin e parë në minutën e 12-të. Katër minuta më pas, Leon Frokaj, e shënoi golin e dytë. 

Hekuran Berisha në minutën e 20-të shënoi për 3:0. Berisha e shënoi edhe golin e katërt në minutën e 59-të.

Realizatori i golit të pestë ishte Lirim Jashari në minutën e 62-të. Për 6:0 shënoi Julind Selmonaj në minutën e 75-të dhe golin e fundit e realizoi Frokaj tetë minuta më pas.  

Kosova U21 ka katër pikë në vendin e katërt në Grupin A. 

Në muajin nëntor, Shpresat e Kosovës do t’i kenë edhe dy ndeshje të tjera kualifikuese.

Të dyja i luan në udhëtim, ndaj Qipros dhe Finlandës.