Futboll

Nuk iu dha leje nga prindi për të udhëtuar, talenti mungon në Copa America

Moises Paniagua

Mesfushori 16-vjeçar i Bolivisë, Moises Paniagua do të mbetet jashtë Copa Americas që mbahet në SHBA, pasi nuk kishte leje për të udhëtuar nga njëri prej prindërve të tij.

Paniagua, që luan për klubin nga Bolivia, Always Ready, nuk siguroi vizë të hyrjes në SHBA sepse nuk kishte autorizim të plotë nga prindërit, njofton Federata e Futbollit e Bolivisë.

Federata nuk ka saktësuar se për cilin prind bëhet fjalë.

Ai ishte ftuar për miqësoret ndaj Ekuadorit dhe Kolumbisë, por nuk udhëtoi. Me 16 vjet e 188 ditë, ai u bë në muajin shkurt golashënuesi i dytë më i ri në histori të Copa Libertadores.