Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Yllit të Spanjës nuk i lejohet hyrja në hotel – sigurimi nuk e njihte

Borja Iglesias

Një skenë e pazakontë ka ndodhur në kampin e Spanjës në Kupë të Botës.

Sulmuesi Borja Iglesias nuk u lejua të hynte në hotelin e përfaqësueses në Tennesee.

Kamerat televizive e kapën momentin kur futbollisti qëndronte pranë, por i mohohej hyrja.

“Jam lojtar i përfaqësueses, duhet të hyjë brenda”, i tha ai personit që përkujdesej për siguri në atë zonë. Por, Iglesias nuk i besoi askush, edhe kur ai e përmendi emrin. Më pas, Iglesiasit i është kërkuar letërnjoftimi.

33-vjeçari e përdori telefonin për t’ia bërë me dije se është ai.

Edhe Zbulohen dosjet tronditëse të FBI-së për Messin e Ronaldon Futboll Zbulohen dosjet tronditëse të FBI-së për Messin e Ronaldon

Spanjolli e mori gjithë situatën me sportivitet. U argëtuan edhe personat që kalonin pranë.

VIDEO: