Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Një tjetër shqiptar i bashkohet Lecces

Luis Hasa

Shqiptari Luis Hasa i është bashkuar skuadrës elitare të Serie A, Lecces, nga skuadra e madhe italiane, Juventus.

Hasa 20-vjeçar është prezantuar si futbollist i Lecces të enjten.

Drejtori sportiv i Lecces, Stefano Trinchera, i është gëzuar transferimit të mesfushorit me tipare sulmuese.

“Ai është djalosh italiano-shqiptar që u lind në vitin 2004. Ai vjen nga Juventusi që e ka të drejtën e blerjes së tij në të ardhmen. Ka perspektivë të madhe. Ishte protagonist kur Italia e fitoi Kampionatin Evropian U19. Njerëzit flasin fjalë të mëdha për të dhe ne dëshirojmë të punojmë me futbollistë të talentuar. Është futbollist interesant”, ka deklaruar Trinchera.

Te skuadra e Lecces janë edhe shqiptarët tjerë, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha. Hasa do të bëhet futbollisti i tretë shqiptar i këtij ekipi.

“Të gjithë më kanë folur mirë për Leccen që ka grup të lojtarëve të rinj. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe do të jap çdo gjë për skuadrën. Gjithmonë e kam pritur Serie A. Do të punojë shumë për të qëndruar lartë dhe shpresoj që puna e madhe do të shpaguhet”, ka deklaruar Hasa fillimisht.

Edhe Napoli transferon një tjetër shqiptar Futboll Napoli transferon një tjetër shqiptar

Ai ka thënë se dëshiron që të jap kontribut sa më shumë në fitimin e ndeshjeve.

“Jam futbollist i krahut me tipare sulmuese, por mund të luajë në shumë role. Sa u përket lojtarëve, më pëlqejnë ata që janë të shkurtër dhe të mirë me topin, si Bernardo Silva. E kam pritur këtë moment deri në momentin e fundit. Ishte befasi e madhe për mua kur dëgjova për Leccen. Isha shumë i lumtur”, ka deklaruar Hasa.

Hasa vlerësohet si një prej lojtarëve më perspektivë në futbollin italian.