Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Një “goditje” me bërryl e Shaqirit bëhet temë në futbollin zviceran

Xherdan Shaqiri

Minutat shtesë të ndeshjes mes Young Boysit dhe Baselit ishin të zjarrtë. Fillimisht lojtari i Young Boysit, Ebrima Colley e shtyu Xherdan Shaqirin, e pak sekonda më vonë ylli i Baselit e zgjati bërrylin dhe preku gjoksin e lojtarit kundërshtar. 34-vjeçari Shaqiri u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa “Blick” ka bërë pyetjen nëse kartoni i verdhë ishte i mjaftueshëm.

Ndeshja derbi e Superligës së Zvicrës përfundoi 0:0.

Eksperti i referimit në futbollin zviceran, Urs Meier, ka theksuar se kartoni i verdhë ishte vendim i drejtë.

“Natyrisht, skena jep përshtypjen se ishte për karton të kuq. Shaqiri shikoi prapa, e pa Colleyn duke ardhur dhe zgjati bërrylin e tij. Tani vjen ‘por’ e madhe. Ai nuk goditi kundërshtarin, siç mundohet kundërshtari ta paraqesë situatën”, ka thënë 66-vjeçari.

Sipas Meierit, Shaqiri vetëm vendosi trupin si pengesë ndaj kundërshtarit dhe zgjati bërrylin.

Edhe Goditi kundërshtarin, Abrashi suspendohet për tri ndeshje Futboll Goditi kundërshtarin, Abrashi suspendohet për tri ndeshje

“Për mua është karton i verdhë, jo i kuq, pasi veprimi nuk u pasua me goditje”. 

Meier ka lavdëruar arbitrin që e pa situatën në fushë dhe jo vetëm me videoincizim.

Pas ndeshjes së luajtur të dielën, për këtë situatë folën edhe dy trajnerët. Trajneri i Baselit, Ludovic

Magnin po ashtu vlerëson se kartoni i verdhë ishte veprim i drejtë.

“Nëse do ta godiste më lart, do të mund të flisnim për ngjyrën e kartonit. Kështu është situatë 50-50”, ka theksuar Magnin.

Trajneri i Young Boysit, Gerardo Seoane ka mendim tjetër. 

“Të shfrytëzosh duart për të ruajtur topin, kjo më nuk është e mundur në futboll”. Ai ka thënë megjithatë se vendimi ishte në rregull, ndonëse do të dëshironte që ngjyra e kartonit të treguar nga arbitri të ishte tjetër.

Edhe Trajneri i Baselit i del në mbështetje Shaqirit Futboll Trajneri i Baselit i del në mbështetje Shaqirit

Young Boysi mbeti me një lojtar më pak në fushë për ndërhyrje pikërisht në Shaqirin. Boshnjaku Armin Gigoviq u përjashtua në minutën e 48-të pas kartonit të dytë të verdhë.

Gigoviq i ka thënë trajnerit se ka rrëshqitur në situatën që i kushtoi me kartonin e dytë të verdhë. 
Me barazim, Baseli lëshoi pikë të rëndësishme në garën për titull. Pas xhiros së 12-të i ka 22 pikë, gjashtë më pak se Thuni i vendit të parë.

VIDEO