Talenti kroat, Bruno Durdov, ka shkëlqyer të shtunën për Hajdukun e Splitit.
16-vjeçari i realizoi dy gola në fitoren 4:1 të Hajdukut ndaj Goricës. Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të kampionatit kroat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKapiteni Marko Livaja asistoi në të dy golat e supertalentit, ndërsa më pas shënoi nga penalltia golin e tretë për Hajdukun. Një gol e shënoi edhe Niko Sigur.
Gorica kaloi në epërsi që në minutën e pestë, por më pas i pranoi katër gola.
Leon Dajaku luajti prej minutës së 61-të për Hajdukun. Adrion Pajaziti e kompletoi ndeshjen te Gorica.
Hajduku, që drejtohet nga Gennaro Gattuso, është lider me 17 pikë nga shtatë ndeshje. Skuadra nga Spliti njihet për përkrahjen e zjarrtë nga tifozët, të njohur si “Torcida”.