Ndeshje e zjarrtë dhe e tensionuar u zhvillua të shtunën në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në nisje të edicionit të ri të Superligës së Kosovës në futboll.
Pati edhe shumë raste të mira shënimi, por në fund, Llapi dhe Gjilani morën vetëm nga një pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e parë e edicionit të ri të elitës së futbollit kosovar u mbyll 1:1.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa pesë minuta pas pushimit, ishin gjilanasit që kaluan në epërsi të parët.
Në minutën e 50-të, Oltion Bilalli realizoi me kokë pas harkimit të Edi Bashas.
Por Llapi i drejtuar nga trajneri Tahir Batatina nuk u dorëzua dhe i barazoi shifrat dy minuta para fundit.
Blend Baftiu harkoi nga këndi, kurse Ahmed Januzi nga afërsia realizoi për golin që e vendosi rezultatin përfundimtar të kësaj sfide.
Llapi dhe Gjilani kanë bërë shumë ndryshime gjatë afatit kalimtar të verës.
Te Gjilani debutoi trajneri Ardian Nuhiu, që në të kaluarën e ka fituar titullin me Dritën, rivalen e Gjilanit.