Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, nuk e ftoi Neymarin për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Kilit dhe Bolivisë. Trajneri italian tha se lojtari i Santosit nuk është 100 për qind i gatshëm për lojë. Por 33-vjeçari nuk është dakord.
Ai e konsideron veten 100 për qind të gatshëm për lojë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është vendim i trajnerit fakti që u lashë jashtë. Nuk ka të bëjë fare me gjendjen time fizike”, tha sulmuesi pas barazimit pa gola kundër Flumineses, në të cilën luajti 90 minuta.
Ancelotti më herët tha se Neymari është duke u përballur me një “problem të vogël” për shkak të një mavijosje në muskujt e tij.
“E pranoj vendimin e trajnerit”, tha superylli brazilian. Ai deri më tani ka bërë 128 paraqitje për Brazilin.
E fundit ishte në tetor të vitit 2023.
Neymar synon të paraqitet në Kupën e Botës 2026 me Brazilin.