Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ndaj Kosovës, një çek 17-vjeçar do të shkruajë histori

Hugo Sochurek

Përfaqësuesja e Çekisë është grumbulluar për Kupën e Botës në futboll. Çekët janë grumbulluar në Pragë, ku të dielën prej orës 16:00 e luajnë miqësoren me Kosovën. Më pas udhëtojnë për në SHBA.

Ndaj Kosovës një pjesë pritet të luajë talenti i madh çek, Hugo Sochurek.

Ai pritet të bëhet më i riu që ka luajtur ndonjëherë për Çekinë. 

Ndeshja e së dielës është një javë para ditëlindjes së 18-të të lojtarit të Sparta Pragës.