Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Napoli shkruan për lëndimin e Rrahmanit

Amir Rrahmani

Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli, doli të hënën me njoftim për lëndimin e Amir Rrahmanit dhe Matteo Politanos. 

Dy futbollistët u lënduan të shtunën në fitoren 1:0 të Napolit ndaj Sassuolos. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kapiteni i Kosovës, Rrahmani, që është lider i mbrojtjes te napolitanët, u detyrua të largohet nga fusha në pjesën e dytë. 

Napoli ka njoftuar se Rrahmani ka pësuar lëndim në pjesën e pasme të kofshës. 

“Pas lëndimeve që pësuan në ndeshjen kundër Sassuolos, Matteo Politano dhe Amir Rrahmani, iu nënshtruan testeve mjekësore në Spitalin Pineta Grande. Politano ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë. Rrahmani ka pësuar lëndim në pjesën e pasme të kofshës. Të dy lojtarët kanë filluar tashmë programet e tyre të rehabilitimit”, shkruan në njoftim. 

Sajti “CalcioNapoli24” ka shkruar të hënën se rikuperimi i Rrahmanit mund të zgjasë nga dy javë deri në një muaj. 

Ai pritet t’i mungojë Napolit në ndeshje shumë të rëndësishme si në Serie A ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. 

Për 31-vjeçarin ky është lëndimi i dytë që e pëson këtë edicion.