Skuadra e Beshiktashit ka filluar përpjekjet për transferimin e qendërsulmuesit të Mallorcas, Vedat Muriqi.
Mediumet turke kanë raportuar të martën se Muriqi është në listën e transferimeve të Beshiktashit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjiganti turk po planifikon të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër për edicionin e ardhshëm. Dy sulmuesit, Semih Kiliçsoy dhe Ciro Immobile pritet t’i ndajnë rrugët me Beshiktashin. Immobile ishte sulmuesi kryesor i Beshiktashit edicionin e kaluar.
Loja e fortë në ajër dhe fuqia fizike e Muriqit vlerësohet se i përshtaten stilit të lojës së Beshiktashit.
Reprezentuesi i Kosovës, Muriqi, në rast të transferimit te Beshiktashi do të bëhet bashkëlojtar me Milot Rashicën dhe Ernest Muçin.
31-vjeçari Muriqi ka luajtur në të kaluarën në Turqi për Fenerbahçen, Rizesporin, Genclerbirligin dhe Giresunsporin.
Muriqi pjesë e Mallorcas është nga viti 2022.