Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, mund të përfshihet në formacionin startues për ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos. Të dielën, Mallorca dhe Rayo Vallecano do të përballen nga ora 14:00 në kuadër të javës së dhjetë të La Ligas.
Muriqi shkaku i dëmtimit të muskulit në stërvitje i mungoi Mallorcas në tri ndeshjet e fundit kampionale. 30-vjeçari Muriqi i mungoi edhe Kosovës në ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Muriqi dhe Valjent kanë stërvitur gjithë javën dhe mund të jenë në formacionin startues. Është koha për të zgjedhur tani. Nuk është e lehtë të bësh formacionin, ne do të përpiqemi ta bëjmë atë siç duhet”, ka deklaruar trajneri i Mallorcas, Jagoba Arrasate, në konferencë për shtyp të shtunën.
Muriqi në edicionin aktual ka realizuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim në gjashtë ndeshje në La Liga.