Vedat Muriqi ka thënë se Turqia është favorite përballë Kosovës në ndeshjen finale të plejofit për Botërorin 2026 të martën mbrëma në Prishtinë.
Muriqi ka luajtur për disa skuadra në Turqi, ndërsa ka lënë gjurmë me shumë gola e asistime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi e ka vlerësuar Turqinë favorite dhe ka përmendur disa lojtarë të përfaqësueses turke.
“Për faktin se Turqia nuk është kualifikuar në Kupën e Botës për 24 vjet, mendoj se do të jetë ndeshje e vështirë. Padyshim se Turqia është favorite. Avantazhi jonë është që luajmë në shtëpi. Ata kanë Kenanin, Ardan, me të cilin jam përballur edhe ndaj Real Madridit. Këta janë asete të futbollit turk, evropian dhe botëror. Ne duam ta bëjmë më të mirën dhe ta luajmë futbollin ekipor, për ta arritur synimin që kemi”, ka deklaruar Muriqi të shtunën në një intervistë dhënë për “HT Spor”.
Sulmuesi i Mallorcas ka thënë se është zhvilluar në Turqi si futbollist dhe ato skuadra e kanë bërë Vedatin që është sot.
“Përballja me Turqinë më jep emocione të përziera personalisht. Në karrierën time, u bëra Vedati në Turqi. Tetë vjet, natyrisht te Giresunspori, Gençlerbirligi, Rizespori, Fenerbahçe. Këto skuadra më kanë bërë mua Vedatin që jam. Për familjen time, Turqia e ka një vend të veçantë. Po përjetoj emocione të përziera”, ka theksuar Muriqi.