Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Modriq vendimtar në fitoren e Milanit

Luka Modriq

Luka Modriq ishte vendimtar të premten duke e shënuar golin e fitores për Milanin në përballjen ndaj Pisas.

Milani në kuadër të xhiros së 25-të të Serie A e mposhti në udhëtim Pisan me rezultatin 2:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ruben Loftus-Cheek e kaloi në epërsi Milanin në minutën e 39-të.

Pisa shifrat i barazoi në minutën e 71-të me golin që e shënoi Felipe Loyola.

Ndërsa ikona kroate, Modriq, në minutën e 85-të shënoi për 2:1 për fitoren shumë të rëndësishme të “kuqezinjve”.

Milani humbi edhe penallti në minutën e 56-të. Nga pika e bardhë nuk u tregua i saktë sulmuesi gjerman, Niclas Fullkrug.

Milani ka 53 pikë në vendin e dytë. Pisa mbetet në pozitën e fundit me 15 pikë.