Milani ka bërë kthim të madh të rezultatit përballë Lecces të shtunën mbrëma në “Stadio Via del Mare”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMilani përmbysi rezultatin për ta fituar 3:2 ndeshjen ndaj Lecces. Kjo ndeshje i takoi javës së 28-të të Serie A.
Lecce kishte epërsinë prej dy golave deri në minutën e 59-të, por më pas ndryshoi gjithçka.
Nikola Krstoviq i realizoi dy golat e Lecces në minutën e shtatë dhe në minutën e 59-të.
Antonino Gallo në minutën e 68-të realizoi autogol për ta ngushtuar rezultatin në 2:1.
Në minutën e 73-të për 2:2 realizoi sulmuesi i krahut, Christian Pulishiq.
Pulishiq e realizoi edhe golin e fitores për 3:2 në minutën e 81-të.
Milanit iu anuluan edhe dy gola të tjerë në pjesën e parë.
Medon Berisha u paraqit te vendësit deri në minutën e 56-të kurse Ylber Ramadani në lojë u inkuadrua në minutën e 74-t.
Milani ka 44 pikë në pozitën e tetë ndërsa Lecce ka 25 pikë në vendin e 16-të.