Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Messi shkëlqen me dy gola, njëri prej tyre nga goditja e dënimit

Messi

Për vitin e 22-të rresht, superylli Lionel Messi ka shënuar gola në ndeshje zyrtare.

Në mbrëmjen mes të dielës e të hënës, argjentinasi legjendar realizoi dy gola në fitoren 4:2 të Inter Miamit ndaj Orlando Cityt. Ndeshja i takoi xhiros së dytë të Ligës MLS në SHBA.

Orlando City ishte duke udhëhequr 2:0 pas pjesës së parë. Inter Miami e shënoi golin e parë në minutën e 49-të nëpërmjet Mateo Silvettit, kurse Messi shënoi për 2:2 në minutën e 57-të. Ai goditi saktë nga distanca, ndonëse ishte i rrethuar nga shumë lojtarë kundërshtarë.

Telasco Segovia e kaloi në epërsi 3:2 Miamin në minutën e 85-të, kurse Messi shënoi supergol nga goditja e dënimit në minutën e 90-të për 4:2.

Sipas informatave të regjistruara, Messi është i katërti në histori për golat e shënuar nga goditjet e dënimit. Ai ka shënuar 70 gola nga ndërprerjet. 

Edhe Messi shkruan edhe më shumë histori me katër gola në një ndeshje Futboll Messi shkruan edhe më shumë histori me katër gola në një ndeshje

Braziliani Marcelino Carioca është i pari me 78 gola. Pasojnë dy brazilianët e tjerë, Roberto Dinamita me 75 dhe Juninho me 72 gola.

38-vjeçari u shpall lojtar i ndeshjes. Inter Miami është kampion në fuqi në SHBA.

“Ashtu siç e kam thënë qindra herë, ai qartë se është lojtari më i mirë që e ka luajtur ndonjëherë këtë lojë. Ai është lider”, ka thënë trajneri i Miamit, Javier Mascherano pas ndeshjes për Messin.

“Si lider, ai ka ndikim te të gjithë. Fitorja u takon plotësisht lojtarëve. Ekipi luajti si kampion në pjesën e dytë. Nuk kishte taktikë apo gjëra të tilla. Kishte zemër, guxim kur e kishim topin, përkushtim, vazhdimësi. Dhe mendoj se ekipi dëshmoi pse është kampion”, ka shtuar Mascherano.

Forma aktuale është shumë e rëndësishme për Messin, por edhe më shumë për Argjentinën. Të gjithë presin që superylli ta udhëheqë Argjentinën drejt mbrojtjes së titullit në Botërorin që në verë mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë. 

Edhe Goli i Messit nuk i mjafton Inter Miamit Futboll Goli i Messit nuk i mjafton Inter Miamit

Messi i ka 115 gola në 196 paraqitje për Argjentinën. E ka udhëhequr këtë përfaqësuese drejt titullit të botës katër vjet më parë.

Ai ka shkëlqyer për kohë të gjatë te Barcelona, ku shkroi histori dhe u bë prej më të mirëve në histori. Vazhdoi në PSG e tani po e rrit futbollin në SHBA.