Lionel Messi me Inter Miamin kanë shkruar histori të shtunën mbrëma.
Miami për herë të parë e ka fituar titullin e kampionit në MLS.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMiami në finale të plejofit të MLS-it e mposhti skuadrën Vancouver Whitecaps me rezultatin, 3:1.
Edier Ocampo shënoi autogol në minutën e tetë për epërsinë e Miamit.
Vancouveri shifrat i barazoi në minutën e 60-të me golin që e shënoi Ali Ahmed.
Golin e epërsisë 2:1 për Miamin e realizoi Rodrigo de Paul me asistim te Messit në minutën e 71-të.
Ndërsa golin e tretë e realizoi Tadeo Allende në minutën e 96-të. Asistimin e bëri sërish ylli i futbollit, Messi.
Inter Miami të dielën e kaluar e mposhti 5:1 New York Cityn për titullin e Konferencës Lindore dhe avancoi në finale të “MLS Cup”, të cilën sonte e fitoi.