Në pesë ndeshje rresht i shënoi nga dy gola, që është rekord për ligën MLS të SHBA-së. Në mesjavë, nuk shënoi në humbjen 3:0 të Inter Miamit, ndërsa të shtunën mbrëma Lionel Messi ktheu formën impresive.
Argjentinasi 38-vjeçari shënoi dy gola dhe bëri dy asistime në fitoren 5:1 të Inter Miamit ndaj New York Red Bulls.
Ndeshja i takoi ligës MLS.
Messi tani i ka 18 gola e dhjetë asistime në 18 paraqitje kampionale këtë edicion.
Dy gola për Inter Miamin i shënoi edhe Telasco Segovia.