Futboll

Në ndeshjen e pestë rresht Messi shënon dy gola në MLS

messi

Lionel Messi nuk ndalet në ligën MLS të SHBA-së. Në ndeshjen e pestë rreshtë në këtë ligë, argjentinasi 38-vjeçar i ka shënuar dy gola.

Me dy golat e Messit, Interi Miami fitoi 2:1 ndaj Nashville.

Tani ka 16 gola e tetë asistime në 16 paraqitje kampionale këtë edicion. Në Botërorin e Klubeve, ylli i madh e shënoi vetëm një gol në katër paraqitje. Por në MLS nuk po ndalet.

Pesë ndeshje rresht me më shumë se një gol të shënuar është rekord i ri në MLS. Të gjitha këto ndeshje i ka fituar Inter Miami. Rekord ishte edhe katër ndeshje rresht.

“Nuk ka shumë se çka të thuhet. Është e jashtëzakonshme ajo që vazhdon të bëjë ai. Ai thyen rekorde çdo tri ditë. Ai është lider. Na tregon se si të garojmë. Na tregon se si duhet të vazhdojmë dhe si të mbajmë ritmin që kemi vendosur”, ka thënë trajneri i Inter Miamit, Javier Mascherano.