Futboll

Mësohet paga vjetore e Emërllahut te Polissya Zhytomyr

Lindon Emërllahu

Lindon Emërllahu do të ketë një pagë të majme te Polissya Zhytomyri.

Mesfushori i Kosovës do të fitojë 500 mijë euro në vit. Kontrata përfshin edhe bonuese, dhe të ardhurat e tij mund të shkojnë deri në 600 mijë euro.

“Arritëm një marrëveshje me Polissyan, Lindoni gjithashtu pranoi të shkonte në Ukrainë sepse paga është shumë joshëse për të. Ai do të fitojë 500 mijw euro plus bonuse. Jam i kënaqur me shumën që na dhanë dhe më duken njerëz shumë seriozë. Ai do të kryejë vizitat mjekësore të hënën. Pastaj do të nënshkruajë dhe do të jetë lojtar i ekipit ukrainas”, deklaroi Nelutu Varga për “Fanatik”.

Varga është një prej aksionarëve të ekipit rumun.

Cluji do ta shesë mesfushorin për 1.5 milionë euro, të cilës shifër i shtohet 15 përqindëshi i një transferimi të mundshëm në të ardhmen.

Emërllahu shënoi katër gola dhe bëri dy asistime në 23 ndeshje këtë edicion për Clujin.

Cluji pagoi 700 mijë euro për të transferuar futbollistin e Kosovës nga Ballkani në fillim të këtij viti.

Cluji më herët refuzoi ofertën e FCSB-së në vlerë prej 4.5 milionë euro.