Mesfushori që ditë më parë e refuzoi Zvicrën për Kosovën, Leon Avdullahu, e ka regjistruar asistimin e parë në Bundesligën gjermane.
Avdullahu të shtunën pasdite bëri një asistim në disfatën që e pësoi Hoffenheimi. Hoffenheimi e ka shënuar disfatën e parë këtë edicion. U mposht në shtëpi nga Eintracht Frankfurti me rezultatin 3:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi xhiros së dytë të elitës gjermane.
Avdullahu asistoi te goli i vetëm të cilin e realizoi Grischa Promel. Ai e kompletoi ndeshjen.
VIDEO:
Te Hoffenheimi debutoi Albian Hajdari. Hajdari i cili u transferua te Hoffenheimi ditë më parë nga Lugano në lojë u inkuadrua nga minuta e 72-të.
Ndërsa Fisnik Asllani u paraqit deri në minutën e 73-të.
Te Frankfurti dy golat e parë i shënoi Ritsu Doan kurse Can Yilmaz Uzun e realizoi të tretin.
Hoffenheimi në ndeshjen hapëse të sezonit të ri e mposhti Bayer Leverkusenin ku në atë ndeshje me gol dhe asistim kontribuoi sulmuesi Asllani.