Autoritetet arsimore në Meksikë janë pajtuar që ta mbajnë të pandryshuar kalendarin për vitin shkollor 2025/2026, duke përmbysur një propozim për përfundim të parakohshëm të vitit akademik.
Shoqatata e prindërve kishin kritikuar idenë që viti shkollor të përfundonte më herët për shkak të Kupës së Botës në futboll.
Ministria federale e arsimit dhe autoritetet shtetërore ranë dakord për të ruajtur kalendarin ekzistues shkollor prej 185 ditësh. Dhe viti do të përfundojë më 15 korrik, siç ishte planifikuar fillimisht.
Më herët nga ministria ishte paraqitur propozimi që viti shkollor të përfundonte më 5 qershor në vend të 15 korrikut.
Si arsye ishin përmendur temperaturat e larta dhe Kupa e Botës. Por shoqatat e prindërve kundërshtuan këtë propozim. U deklarua edhe presidentja Claudia Sheinbaum dhe kalendari mbeti i pandryshuar.
-
Shkurtimi i vitit shkollor për shkak të Botërorit bëhet temë në Meksikë
-
Botërori sjell pushim për nxënësit në Meksikë
-
Miratohet kalendari për vitin shkollor 2025/2026
-
Argjentina stërvitet para finales por jo edhe Spanja, mësohet arsyeja
-
FIFA merr vendimin se sa do të zgjasë pauza mes pjesëve në finale