Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Meksika e Portugalia barazojnë në rihapjen e stadiumit “Azteca”

mek port

Meksika e Portugalia kanë luajtur pa gola në miqësore, në kuadër të përgatitjeve për Botëror. Kjo ndeshje shënoi rihapjen e stadiumit “Azteca”, pas gati dy vjetësh renovim për Kupën e Botës 2026.

Stadiumi ikonik në Mexico City, që priti finalet e Botërorit në vitin 1970 dhe 1986, ishte i mbyllur që nga maji i vitit 2024 për renovime të nevojshme për Botërorin që mbahet në verë.

Në këtë stadium do të zhvillohen pesë ndeshje, tri në fazën grupore dhe dy në fazën nokaut.

Të dy përfaqësueset kishin mungesa.

Cristiano Ronaldo dhe Rafael Leao i munguan Portugalisë.