Futboll

Mehmeti sërish vendimtar te Bristoli

Anis Mehmeti

Anis Mehmeti e ka nisur furishëm edicionin 2025/26 në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Mehmeti ishte sërish vendimtar të shtunën te skuadra e Bristol Cityt. 

Bristol City fitoi 3:0 si mysafir ndaj Sheffield Wednesdayt në kuadër të xhiros së pestë. Sulmuesi shqiptar, Mehmeti, dhuroi një gol dhe një asistim për mysafirët. 

Ai fillimisht asistoi te goli i dytë të cilin e realizoi Emil Riis në minutën e 18-të. 

Në minutën e 33-të, 24-vjeçari Mehmeti shënoi për 3:0. 

Për Mehmetin ky ishte goli i tretë këtë edicion ndërsa ka edhe dy asistime. 

Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i dalluari në ndeshje. 

Bristol City ka 11 pikë dhe renditet në pozitën e tretë. 

Sheffield Wednesday ka vetëm një pikë në vendin e parafundit.