Sulmuesi i krahut, Anis Mehmeti, e ka shënuar golin e parë në kategorinë e dytë të futbollit anglez, në edicionin e ri.
Mehmeti të shtunën shënoi gol në ndeshjen të cilën Bristol City e fitoi ndaj Milwallit, me rezultatin 4:3.
Ishte ndeshja e dytë e Championshipit anglez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMehmeti realizoi në minutën e tretë, ndërsa luajti deri në minutën e 62-të.
23-vjeçari e përfaqëson Shqipërinë prej grupmoshës U16. Ai ka tri paraqitje me ekipin senior të “kuqezinjve”.