Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mediumi spanjoll: Valverde e kishte goditur edhe Modriqin

Federico Valverde

Real Madridi është në krizë serioze të rezultateve, por edhe menaxhimit të lojtarëve në dhomat e zhveshjes.

Kulmi u shënua të enjten pas përleshjes së Aurelien Tchouamenit dhe Federico Valverdes. Tchouameni e goditi Valverden, që përfundoi në spital me lëndime në kokë. Por, telashe të tilla, Real Madridi ka pasur edhe në të kaluarën.

Mediumi i afërt me skuadrën e Real Madridit, “Defensa Central”, ka shkruar të shtunën se Valverde në të kaluarën e ka goditur edhe Luka Modriqin.

“Problemet e Valverdes janë të hershme. Vitin e kaluar ai e ka goditur Luka Modriqin në stërvitje. Po flasim për një djalosh të rrezikshëm, të paaftë për të jetuar në shoqëri”, ka deklaruar Inaki Angulo në YouTube. Angulo ka 600 mijë ndjekës.