Futboll

Mbyllet baras pjesa e parë e ndeshjes në Bilbao

Arsenal

Nuk është shënuar asnjë gol në pjesën e parë të ndeshjes Athletic Bilbao – Arsenal. Kjo ndeshje po luhet në Bilbao dhe i takon xhiros së parë të fazës së ligës të Ligës së Kampionëve për edicionin 2025/2026.

Arsenali kishte posedimin e topit e po ashtu edhe sa i përket rasteve dhe gjuajtjeve në drejtim të portës së spanjollëve. Por ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta nuk arriti t’i konkretizoj rastet e krijuara. Edhe Bilbao kishte rastet e saj, por pa sukses.

Arsenali nis Championsin me fitore

1 o. më parë / 16 sht 2025 20:43
ARsenal

Photo: Associated Press

Arsenali e ka nisur Ligën e Kampionëve me fitore ndaj Athletic Bilbaos të martën mbrëma. 
Arsenali fitoi në Bilbao me rezultat 2:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së parë të fazës së ligës së Championsit.

Londinezët i shënuan dy golat e fitores përballë spanjollëve në pjesën e dytë.

Braziliani Gabriell Martinelli shënoi golin e parë në minutën e 72-të, kurse Leandro Trossard në minutnë e 87-të shënoi golin që vulosi fitoren e londinezëve në Bilbao.

Ndeshjen e dytë në Champions, Arsenali a ka në shtëpi kundër Olympiacosit më 1 tetor. 
Bilbao luan në udhëtim ndaj Dortmundit.

Martinelli shënon posa inkuadrohet në fushë

1 o. më parë / 16 sht 2025 20:21
Gabriel Martinelli

Arsenali ka kaluar në epërsi ndaj Athletic Bilbaos.

Golin e epërsisë 1:0 për londinezët e shënoi Gabriel Martinelli.

Braziliani Martinelli e shënoi golin në minutën e 72-të të ndeshjes që po luhet në Bilbao sapo hyri në fushi, duke e zëvendësuar Ebrechi Ezen.

VIDEO: