Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mbrojtësi Ballard flet për ndikimin e Xhakës te Sunderlandi

xhaka

Mbrojtësi i Sunderlandit, Dan Ballard, ka folur të enjten për ndikimin që Granit Xhaka e ka pasur te skuadra, qëkur u transferua nga Bayer Leverkuseni në verë për 15 milionë euro. 

Xhaka ka qenë prej më të mirëve te Sunderlandi dhe kjo dëshmohet edhe me tri asistimet që ai ka bërë në tetë ndeshjet e zhvilluara në Premier League. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kapiteni 33-vjeçar, ish-futbollist i Baselit, Monchengladbachut e Arsenalit po ashtu, e ka udhëhequr Sunderlandin drejt vendit të shtatë pas tetë ndeshjeve me 14 pikë. 

“Nuk kam menduar se një lojtar mund të ketë ndikim kaq të madh në skuadër, por Xhaka është motivues i pabesueshëm dhe i ka ngritur standardet. Kur stërvitesh, e ndien se duhet ta impresionosh atë”, ka deklaruar Ballard, shkruan “Reuters” të enjten. 

Më 24 maj të këtij viti, Sunderlandi e siguroi rikthimin në Premier League pas tetë vjetësh mungesë. 
Ndeshja e radhës për Sunderlandin është të shtunën në “Stamford Bridge” ndaj Chelseat.