Kylian Mbappe ka vazhduar me gola në La Liga të Spanjës. Mbappe shënoi dy gola në fitoren e thellë 4:1 te Realit kundër Levantes në udhëtim të martën mbrëma.
Ndeshja Levante – Real Madrid i takoi javës së gjashtë të elitës së Spanjës. Për Realin ishte fitorja e gjashtë në po aq ndeshje të luajtura këtë edicion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e parë e shënoi Vinicius Junior në minutën e 28-të, derisa për 2:0 realizoi Franco Mastantuono në minutën e 38-të.
Etta Eyong në minutën e 54-t ngushtoi në 2:1 epërsinë e Realit, derisa më pas Mbappe shënoi dy gola të shpejtë për rezultatin përfundimtar, 4:1. Fillimisht francezi shënoi nga penalltia për 3:1 në minutën e 64-t, derisa dy minuta më vonë shënoi golin e dytë personal dhe të shtatin këtë edicion nga gjashtë ndeshje.
Vetëm ndaj Mallorcas, Mbappe nuk ka shënuar gol.