Futboll

Mbappe i del në mbrojtje Yamalit

Kylian Mbappe

“El Clasico” mes Real Madridit dhe Barcelonës është edhe ballafaqim i dy superyjeve të futbollit, Kylian Mbappes dhe Lamine Yamalit. 

Para ndeshjes që zhvillohet më 26 tetor në Madrid, Mbappe ka folur me shumë respekt dhe i ka dalë në mbrojtje Yamalit për kritikat që u bënë për të së fundmi. 

Mbappe ka folur edhe për marrëdhënien me bashkëlojtarin, Vinicius Junior. 

“Mund ta shihni se ai ka pasion të madh për futbollin, këtë gjë ai nuk mund ta humb. Pjesa tjetër është jeta private. Duhet ta lini rehat. Ai është futbollist i madh, por në jetën e përditshme është 18-vjeçar. Dhe në këtë moshë, të gjithë bëjnë gabime. Mund të bëni disa gjëra mirë e disa tjera jo”, ka theksuar francezi në programin “Universo Valdano”. 

Mbappe i ka uruar fat Yamalit, ndërsa më pas ka folur edhe për Viniciusin. 

“Dy lojtarë të famshëm në një ekip. Kjo shet shumë gazeta. E vërteta është se unë kam marrëdhënie shumë të mirë me Viniciusin edhe këtë vit, sepse e njohim shumë mirë njëri-tjetrin”, ka shtuar Mbappe. 

Sulmuesi 26-vjeçar është prej lojtarëve më në formë në fillim të këtij sezoni. Francezi ka realizuar 15 gola në 13 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka kontribuuar edhe me dy asistime.