Legjenda e Juventusit, Claudio Marchisio, beson se fuqia mentale e Juventusit bëri që skuadra e madhe italiane të fitojë një pikë në barazimin 4:4 në Ligën e Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit.
Ai në një intervistë dhënë për “La Gazzetta dello Sport” të shtunën, ka folur për fazën e sulmit të Juventusit, si dhe ka përmendur Edon Zhegrovën.
“Nëse nuk je grup solid, mendërisht, nuk mund të kthehesh në ndeshje të tilla, sidomos në Ligën e Kampionëve. Dhe padyshim se vendimet e gjyqtarit nuk e kanë ndihmuar Juventusit. Është në ADN-në e klubit që të mos pranohen gola, por është e vërtetë që po shënohen shumë gola. Kjo do të thotë se në fazën e sulmit ka shumë kualitet. Klubi ka investuar në sulm me Davidin, Opendan dhe Zhegrovën”, ka theksuar Marchisio në intervistën e gjatë.
Ai po ashtu e ka krahasuar Kenan Yildizin me Lamine Yamalin.
Zhegrova debutoi te Juventusi ndaj Dortmundit pasi hyri në lojë në minutën e 87-të, kur rezultati ishte 4:2.