Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Manaj vazhdon me gola, largon Fenerbahçen nga titulli

Rey Manaj

Rey Manaj ka vazhduar me superformë dhe thuajse ka lënë Fenerbahçen pa titull të kampionit në Turqi.

Sulmuesi i Shqipërisë të hënën shënoi gol në minutën e 94-t për barazimin 2:2 të Sivassporit me Fenerbahçen.

Ndeshja i takoi xhiros së 33-të të elitës turke. Fenerbahçe po shkonte drejt fitores 2:1, kur Sivasspori fitoi penallti. Manaj u ndal në mënyrë të palejuar dhe penalltia u dha pas rishikimit të situatës në VAR.

Manaj mori përgjegjësinë për të gjuajtur nga pika e bardhë dhe ishte i saktë për 2:2. Ai i ka 17 gola e një asistim në 28 paraqitje këtë edicion.

VIDEO:

Fred shënoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë për epërsinë 1:0 të Fenerbahçes. Sivasspori barazoi në 1:1 në minutën e 57-të, me golin e shënuar nga Bengali-Fode Koita.

Edhe Fenerbahçe ndalet nga Rizespori me gol të minutës së 98-të Futboll Fenerbahçe ndalet nga Rizespori me gol të minutës së 98-të

Irfan Kahveci shënoi për 2:1 në minutën e 80-të, para se Manaj të vendoste ndeshjen në kohën shtesë.

Fenerbahçe tani ka mbetur katër pikë prapa Galatasarayt. Galata udhëheqë në tabelë me 90 pikë. Fenerbahçe i ka 86 në pozitën e dytë. Sivasspori është i dhjeti me 45 pikë.

Deri në fund kanë mbetur edhe pesë xhiro.